Ndërkombëtarët thirrje Kosovës për ratifikimin e marrëveshjeve të negociuara financiare

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, krerët e misioneve të BE-së, ambasadorët e Norvegjisë, Zvicrës, Mbretërisë së Bashkuar, kreu i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë, si dhe menaxheri i Bankës Botërore në këtë shtet, kanë thënë të mërkurën se mirëpresin të gjitha diskutimet për marrjen e masave me qëllim të luftimit të koronavirusit në Kosovë, teksa kanë bërë thirrje për ratifikimin e marrëveshjeve të negociuara financiare me BE-në, shtetet e saj anëtare dhe institucionet ndërkombëtare financiare.
“Ne besojmë se në këtë kohë të paqartësive të mëdha, të gjitha palët duhet të lënë anash dallimet dhe të punojnë së bashku në të mirë të njerëzve”, është thënë mes tjerash në deklaratë.