Ndërkombëtarët sërish kërkojnë lirimin e Feta Halimit, një parti po bën pengesa?

Diplomatë të vendeve perëndimore në Shkup edhe një herë janë interesuar për shkaqet për mbajtjen në burg të Feta Alimit nga Orizarja e Likovës, njeriu i cili shpëtoi Zijadin Selën më 27 prill.
“Po të ishte në vendin tim, Feta Halimi do të dekorohej me dekoratë presidenciale, sepse jo vetëm që shpëtoi një kryetar partie dhe deputet, por edhe parandaloi një luftë qytetare. Ai po mbahet në burg pa faj”, ka thënë një diplomat perëndimor në Shkup.

Me kërkesë të udhëheqësve të Aleancës për Shqiptarët, ky diplomat edhe një herë ka kërkuar nga organet të rishqyrtojnë rastin e fetat, por pa sukses.

“Dihet se faji për 27 prillin i takon Trajko Veljanovskit dhe Kërste Mukovskit që hapi dyert. Unë nuk e di pse nuk shkruajnë mediumet këtu, por nga përgjegjësia morale nuk mund të ikë as Agim Nuhiu i cili si Ministër asokohe nuk e menaxhoi situatën dhe nuk reflektoi sa duhet, por i besoi Mitko Çavkovit”, thotë i njëjti diplomat.
Ai është pesimist se Feta Halimi do të lirohet para 15 korrikut, për shkak të presionit që po bën “një parti” e cila i frikohet lirimit të tij.
“Me siguri lirimi i Fetaut do të mbetet pasi të ndodhin ndryshimet që priten pas 15 korrikut”, thekson ai.