Nder i madh për Labinot Tahirin – Dekorohet me titull të çmuar nga kryetari i Ferizajt

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri është nderuar nga kryetari i Ferizajit me titullin “Nderi i qytetit”.

Këtë vlerësim nga Agim Aliu, Labinot Tahiri e ndau me ndjekësit e tij përmes rrjetit të tij social në Facebook.

“Jashtëzakonisht shumë i nderuar me dekoratën e pranuar ditën e sotme: “NDERI I QYTETIT”, nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu!”, ka shkruar këngëtari.

Ndër të tjera ai ka falenderuar secilin nga ndjekësit e tij dhe qytetarët e Ferizajit për përkrahjen e vazhdueshme. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: