Ndalohet një shtetas i Kosovës në hyrje në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

MPB njofton se në pikën kufitare Bllacë është ndaluar një shtetas i Kosovës, për shkak se kërkohej nga Interpoli.

“Më 02.06.2026, në orën 08:40, në Pikën Kufitare Bllacë, gjatë hyrjes në shtet, nëpunësit policorë privuan nga liria K.K. (22) nga Kosova, ngase gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimeve në evidencat operative u konstatua se ndaj tij ishte dhënë masa “arresto” sipas kërkesës së Interpolit.

Personi iu dorëzua stacionit policor për veprime të mëtejshme”, thonë nga MPB.