Ndalohet lëvizja e makinave të rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Për shkak të reshjeve intensive të borës, është vendosur ndalesë për lëvizjen e makinave të rënda në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit.

NP “Rrugët e Maqedonisë” rekomandon përdorim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në makinat e lehta dhe autobusëve në këtë drejtim rrugor.
Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagura, por pa vështirësi të mëdha.

Rekomandohet vozitje e kujdesshme, respektim i sinjalizimeve rrugore dhe përshtatje e shpejtësisë së lëvizjes.