Ndalohet komunikacioni nga Mavrova për në Dibër

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se nga ora 18:30 është ndaluar komunikacioni për automjete nga Mavrova për në Dibër.

“Nga ora 18:30 është ndaluar lëvizja e të gjitha automjeteve nga Mavrova deri në Dibër për shkaqe sigurie (rrëshqitje të dheut dhe rënie të drunjve)”, thonë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.