Policia e Kosovës ka parandaluar edhe një rast të kontrabandës me mallra.
Njësia e Policisë Kufitare Lindje mbrëmë gjatë vëzhgimeve në prita të befasishme, ka arritur të vërejë dhe më pas ka përcjellë hyrjen e mallrave përmes rrugëve malore ilegale nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës.
Policia ka ndaluar një mjet transportues të mbyllur (furgon) në të cilin ka gjetur dhe sekuestruar:
- Vaj motorik 50 bidona x 20l = 1000 litra
- Divan (mobile ) dysh = 10 copë
- Divan (mobile) njëshe = 40 copë
- Tavolinë (mobile) = 2 copë, si dhe
- Pjesë të ndryshme për mobileje.
Njësia e Policisë Kufitare me mbështetje të hetimeve rajonale dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për hetimin e rastit, si dhe parandalimin e rasteve të tilla.
Malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme.