Ndalohen dy të rinj nga rrethina e Tetovës, kapen me lëndë narkotike

SPB Tetovë ka njoftuar për dy raste të ndryshme, në të cilat janë ndaluar dy të rinj për shkak të posedimit të lëndëve narkotike.
Nga SPB Tetovë thonë se ndaj tyre do të dorëzohen aktakuza përkatëse.

“Më 08.12.2025 në orën 20:00 në një rrugë lokale në fshatin Gllogjë të Tetovës, punonjësit e policisë nga Njësiti Policor Tearcë e kanë privuar nga liria personin A.F. (24) nga fshati Tearcë e Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Opel” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe gjatë kontrollit të tij personal, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. A.F. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresë përkatëse”.

“Më 08.12.2025 në orën 19:20 në rrugën rajonale Tetovë-Shkup, punonjësit e policisë nga Njësiti Policor Grupçin e kanë privuar nga liria personin M.I. (25) nga fshati Pallaticë për shkak se tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të hartohet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.