Mbrëmë, në orën 20:10 dhe sot në orën 00:10, në kalimin kufitar Deve Bair, në hyrje të vendit, oficerët e policisë privuan nga liria 46-vjeçarin S.A dhe 39-vjeçarin J.K, të dy nga Republika e Turqisë.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të një kamioni “DAF” me gjysmërimorkio me targa kombëtare turke, të drejtuar nga S.A, u zbulua se kartat e gjelbra ndërkombëtare, të cilat ai i paraqiti për inspektim, ishin të falsifikuara.
“Gjithashtu, gjatë kontrolli kufitar dhe kontrollit të një kamioni “Renault” me targa kombëtare turke, të drejtuar nga J.K, u zbulua se ai paraqiti kartë të gjelbër të falsifikuar për inspektim. Ata u ndaluan në një stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.