“Ndalma”, Alban Skenderaj dhe Lyrical Son publikojnë bashkëpunimin e tyre

Alban Skenderaj dhe Lyrical Son janë këngëtarët e fundit që kanë bashkuar forcat e tyre.

Kënga e tyre më e re titullohet “Ndalma”, shkruan lajmi.net.

Kënga e re është shoqëruar me videoklip dhe padyshim pritet të shndërrohet në një hitë.

Për melodinë dhe tekstin janë kujdesur dy protagonistët, Alban Skenderaj dhe Lyrical Son.

Ndërkaq, Lorenc Aliaj qëndron prapa këtij projekti që është realizuar si prodhim nga ai.

Videoja muzikore është xhiruar nën regji të Valon Azirit dhe projekti ka ardhur i kompletuar para fansave./Lajmi.net/