Ndahet Pique dhe Shakira?

Tash e disa ditë në mediat e huaja po flitet për një ndarje të mundshme mes çiftit të famshëm, Pique dhe Shakira.

Gazetari Emilio Pered de Rozas në gazetën El Periodico ka publikuar një artikull me titullin “A e keni lexuar këngën e fundit të Shakirës?”. Ai në këtë artikull ofron disa hipoteza që sugjerojnë se marrëdhënia mes të çiftit nuk po kalon momentin më të mirë.

“Gjithçka duket se tregon se marrëdhënia sentimentale, në çift, mes Shakirës dhe Piqué po kalon një nga momentet e saj më të këqija që kur u takuan në vitin 2010. Ka nga ata që kanë parë prej disa javësh kapitenin e Barçës duke jetuar sërish, duke kaluar netë e ditë, në banesën e tij të vjetër në rrugën Muntaner, ngjitur me Plaza Adrià”, rrëfen Pérez de Rozas në artikullin e tij.

Një detaj i konfirmuar nga “disa fqinjë” që së bashku “për gjithë zhurmën mediatike dhe veçanërisht daljet e natës së “Geri” si pjesë e grupit të rinj të miqve të të mbrojturit të tij Riqui Puig, i shton një farë paqartësie temës. Gazetari katalanas flet për “mund të mos thotë asgjë”, por siç përmendet në artikullin e tij është një fakt që ka nisur të shpërndahet në forume të ndryshme.

Një tjetër detaj që nuk kalon pa u vënë re nga Pérez de Rozas është fakti se Shakira nuk ka ndarë më imazhe të Piqué në profilin e saj në Instagram pasi i fundit daton nga 21 marsi dhe më parë ishte i rrallë muaji në të cilin ajo nuk postonte me partnerin.  Në fund, gazetari aludon edhe për këngën e fundit të kolumbianes si një indicie për të kuptuar momentin që po kalon lidhja e tyre.

Megjithatë asgjë nuk është e konfirmuar nga vetë çifti dhe nuk ka asnjë reagim nga ata.