Ndahet nga jeta Mustafa Ahmeti, themeluesi i televizionit Gurra

Është ndarë nga jeta themeluesi i televizionit ” Gurra ” Mustafa Ahmeti. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale djali i tij Naser Ahmeti.

“ Zoti të falt xhenetin Babai im do na mungosh gjithmonë 😭😭”, shkruan Naser Ahmeti.

Mustafa Ahmeti ndroji jetë mëngjesin e sotëm nga një su lm kardiak duke bërë që të mos e fitojë këtë betejë. Ai u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare.

Mustafa Ahmeti themeloi dhe administroi Televizionin Gurra që nga viti 1993.

Stafi i Televizionit Koha ngushllon familjen Ahmeti për këtë humbje të madhe të kolegut tonë, dhe të vetëdijshëm që është vështirë që fjalët t’ua lehtësojnë dhimbjen, por duam të ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta dhe të ju sigurojm që jeni në mendimet dhe lutjet tona.

Qoft i leht dheu për ty Mujo. /Tv Koha/