NBA, Warriors në krizë të thellë, fitojnë Bucks e Clippers

Janë 9 humbjet radhazi të Golden State Warriors në NBA. Kriza e skuadrës që ka bërë ligjin në basketbollin amerikan në 5 vitet e fundit nuk ka fund. Warriors u mposhtën në Oracle Arena nga Dallas Mavericks me rezultatin e thellë 97-124. Diferencën në këtë sfidë e bëri kanadezi Poëell me 21 pikë 6 rebound dhe 2 asiste, ndërkohë që lideri i Mavericks Luka Doncic kontribuoi me 20 pikë 8 rebound dhe 2 asiste. Një fitore të lehtë mori Milwaukee Bucks që mposhti 128-102 Neë York Knicks falë edhe 37 pikëve të grekut Giannis Antetokounmpo. Të lehtë e pati edhe Los Angeles Clippers që kaloi me shifrat 128-103 Cleveland Cavaliers. Thjeshtë magjik Kawhi Leonard i cili realizoi në total 43 pikë për kalifornianët.