NBA/Harden i papërmbajtshëm për Rockets

U zhvilluan katër ndeshjet e radhës në NBA, ku spikaste dueli mes Zio Williamson dhe Giannis Antetokounmpos. Në fakt, Milwaukee Bucks triumfuan në shtëpinë e New Orleans Pelicans me rezultatin 120-108 falë “doble double” të basketbollistit grek, që e mbylli ndeshjen me 34 pikë dhe 17 “rebound”. Takimi u vendos në periodën e fundit, falë një rezultati të pjesshëm 42-24 në favor të Bucks. Zgjedhja e parë e Draftit 2019 shënoi 20 pikë, por më i miri pë Pelicans rezultoi Brandon Ingram me 32 pikë.

San Antonio Spurs nuk ia dolën të përballonin Los Angeles Lakers në “Staples Center”, me rezultatin përfundimtar 129-102 për kalifornianët. I papërmbajtshëm LeBron James me 36 pikë, 9 asiste dhe 7 “rebound”, ndërsa për San Anonion u mundua të bënte diçka DeMar DeRozan, që nuk shkoi më shumë se 28 pikë.

Paraqitjen më të mirë indiduale të mbrëmjes e pati James Harden, që për pak realizoi “triple double” në suksesin 125-110 të Houston Rockets përballë Charlotte Hornets. 40 pikë, 12 asiste dhe 9 “rebound” për “mjekroshin” e famshëm të NBA, ndërsa në radhët e skuadrës mike më i miri ishte Miles Bridges me 20 pikë e 15 “rebound”.

I afrohet shumë “triple double” edhe Nikola Jokic, që shënoi 29 pikë, kontrolloi 13 topa dhe dha 9 asiste në fitoren e lehtë 127-99 të Denver Nuggets ndaj Portland Trail Blarers. Nuk u mjaftuan Blazers 40 pikët (nga 20 secili) e dyshes Lillard-McCollum.

 

Rezultatet:

New Orleans Pelicans – Milwaukee Bucks 108-120

Houston Rockets – Charlotte Hornets 125-110

Denver Nuggets – Portland Trail Blazers 127-99

Los Angeles Lakers – San Antonio Spurs 129-102