Basketbollisti i Golden State Warriors, Draymond Green, u pezullua për një periudhë të pacaktuar pasi goditi fort Jusuf Nurkicin gjatë ndeshjes së fundit kundër Phoenix Suns.
Ky lajm është konfirmuar nga kryesia e NBA League duke thënë se Green “do të duhet të plotësojë disa kushte të ligës dhe ekipit përpara se të kthehet në lojë”.
Është e paqartë se çfarë do të thotë konkretisht ose për sa kohë Green do të jetë jashtë, dhe kur vendosën pezullimin, ata morën parasysh historinë e përsëritjes së akteve josportive të amerikanit, dhe në fund të fundit, lojtari do të duhet të kërkojë ndihmë profesionale.
Sipas Adrian Wojnarowski të ESPN, Green pritet të takohet me menaxherin e përgjithshëm të Warriors, Mike Dunleavy dhe agjentin e tij të enjten për të filluar diskutimet rreth “rrugës së këshillimit dhe ndihmës së Green për të dalë nga problemet e tij”.