Analisti Mentor Nazarko e ka krahasuar situatën politike në Kosovë me atë të Shqipërisë në vitin 2002, kur përplasjet mes liderëve politikë u shoqëruan me diskutime për emra të ndryshëm për postin e presidentit
Duke komentuar takimin e fundit mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Nazarko tha se kalimi nga diskutimet e përgjithshme te emrat konkretë për president i kujton pikërisht zhvillimet politike të asaj kohe në Shqipëri, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo situatë më kujton Shqipërinë e 2002-tës, ku pati një klimë dhe tension midis Berishës dhe Nanos dhe ata filluan përflitnin të gjithë emrat e shquar të Shqipërisë dhe Berisha i cili kishte bonusin që ta përcaktonte emrin vlerësonte nëse ishte një emër që mund ta kontrollonte”, tha ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Ndryshe, takimi i fundit mes kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dha sinjale se qëndrimet e liderëve për çështjen e presidentit konsensual janë përafruar./Klankosova.tv



