Keylor Navas mund të largohet nga Paris Saint Germain.
Klubi meksikan Club America dëshiron të nënshkruajë me portierin e PSG, Keylor Navas, sipas një raporti nga ‘Fox Sports’, përcjell lajmi.net.
Christophe Galtier ka lënë Keylor Navas në pankinë për shkak të pranisë së Gianluigi Donnarumma.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse kostarikani do të kërkojë të garojë me portierin italian, apo do mendojë seriozisht largimin.
Në rast se situata e tij në ‘Parc des Princes’ nuk ndryshon, Navas mund të joshet të nënshkruajë për Club America.




