NATO të enjten ra dakord për të modernizuar kapacitetet e saj bërthamore dhe për të forcuar aftësinë e planifikimit bërthamor, thuhet në një deklaratë të organit më të lartë të aleancës për parandalimin bërthamor.
Të gjitha vendet anëtare të NATO-s, përveç Francës, janë pjesë e Grupit të Planifikimit Bërthamor, i cili shërben si forum për konsultim dhe vendimmarrje mbi parandalimin bërthamor.
Ministrat e mbrojtjes që morën pjesë në takim “rikujtuan se forcat strategjike bërthamore të Aleancës mbeten garancia më e lartë e sigurisë së aleatëve dhe mbështesin arkitekturën e zgjeruar të parandalimit të NATO-s”, thuhet në deklaratë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“NëNP (NPG) ministrat ranë dakord të vazhdojnë forcimin e misionit të parandalimit bërthamor të NATO-s duke modernizuar kapacitetet bërthamore të NATO-s, duke forcuar aftësinë e saj të planifikimit bërthamor dhe duke u përshtatur për të arritur interesat e saj të sigurisë”, thuhet në deklaratë.



