NATO: KFOR-i do të mbetet në Kosovë për aq kohë sa nevojitet

Brazhe tha se NATO përkrah fuqisëhm dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës nën lehtësimin e BE-së, shkruan N1.

Ajo tha se NATO gjithmonë do të jetë e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, dhe se asnjë vizion për paqe dhe siguri në rajonin euro-atlantik nuk mund të ekzistojë pa paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

Brazhe poashtu tha se shumica e vendeve në rajon janë anëtarë të NATO-s, por disa vende si Serbia kanë marrë një vendim tjetër dhe Aleanca e respekton një vendim sovran.