NATO e certifikon një batalion të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Grupi Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë është certifikuar nga NATO.

Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza ‘22” vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, njofton Klankosova.tv.

“Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme për t’u përdorur nga NATO, në çdo kohë, denjësisht në krah të aleatëve tanë”, njoftoi ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi.