Natë spektakolare në NBA: fitore dramatike, befasi dhe dominim nga Oklahoma City

Nata e fundit në NBA ka ofruar spektakël të vërtetë, me duele të forta, përmbysje dramatike dhe disa rezultate surprizë.

Kampionët në fuqi të NBA-së, Oklahoma City Thunder, kanë vazhduar formën e jashtëzakonshme, duke regjistruar fitoren e 15-të në 16 ndeshjet e para të sezonit.

Thunder mposhtën Sacramento Kings në terrenin e tyre me rezultatin 113:99, në një ndeshje që u dominua nga paraqitja brilante e Shai Gilgeous-Alexander, i cili shënoi 33 pikë.

Në Portland, Chicago Bulls siguruan një fitore dramatike, teksa triumfuan në sekondën e fundit me rezultat 122:121, në një ndeshje plot tension dhe rivalitet.

Një duel interesant u zhvillua edhe në Florida, ku Miami Heat mposhtën Golden State Warriors me 14 pikë diferencë, duke e mbyllur sfidën 110:96 falë një performance solide në të dyja fazat e lojës.

Rezultatet:

New Orleans – Denver 118:125
Oklahoma City – Sacramento 113:99
Portland – Chicago 121:122
Cleveland – Houston 104:114
Indiana – Charlotte 127:118
Philadelphia – Toronto 112:121
Miami – Golden State 110:96
Minnesota – Washington 120:109
Dallas – New York 111:113