“Nata më e bukur e jetës sime”, Arilena Ara befasohet nga miqtë me rastin e ditëlindjes

Arilena Ara sot feston ditëlindjen e 22-të dhe për këtë festë i dashuri i saj dhe miqtë i kanë organizuar një festë madhështore këngëtares.

Në festë ishin të ftuar emra të njohur nga estrada si Flori, Alban Skenderaj, Xhensila Myrtezaj, ku të gjithë ishin të veshur me të bardha.

Në fotot e ndara nga festa e organizuar në bregdet, Arilena shprehet mirënjohëse për këtë organizim, dhe thotë se është nata më e bukur e jetës së saj.