Në takime të realizuara me anëtarët e BDI-së, kandidati për kryeministër shqiptar, Naser Ziberi, ka biseduar edhe për kabinetin e tij të ardhshëm në rast se zgjedhet vërtetë kryeministër. Disa prej anëtarëve të kësaj partie që janë takuar me Ziberin thonë se ai gjatë bisedave është shprehur veçanërisht i kënaqur me përkrahjen e madhe në organizimin e kësaj fushate që po mer nga ish zv/kryeministri Musa Xhaferi dhe nga ish deputeti i BDI-së, Artan Grubi, i cili në këto zgjedhje nuk mer pjesë në garë për deputet.
Për këtë arsye, nëse Naser Ziberi zgjedhet kryeministër, atëherë Musa Xhaferin dhe Artan Grubi me siguri do t’i ketë afër, vlerësojnë disa anëtarë të BDI-së. Në deklaratat për mediumet, Ziberi ende nuk ka folur në këtë temë.
Ndryshe Ziberi prej sot ka filluar të zhvillojë fushatë me autobus, kurse autobusi ishte i përfshirë edhe në fushatën e Kadri Veselit në Kosovë.