Naser Rafuna hap arkivin, zbulon imazhe nga adoleshenca

Sot është i njohur për publikun shqiptar si ‘Xheku’.

Naser Rafuna është ndër aktorët më të dashur për publikun , ai për momentin është duke luajtur në serialin vendor ‘Çka ka shpija’, shkruan lajmi.net.

39 vjeçari është mjaft aktiv në rrjete sociale dhe së fundmi në profilin e tij në Instagram, ka publikuar një imazh nga adoleshenca e tij, në kohën kur ai po jetonte në Luzern.

Atëherë, ‘Xheku’ kishte vetëm 19 vjeç.

“19 vjeç”, ka shkruar Naseri në mbishkrim të fotografisë.