Naser Eshtrefi u dënua me 13 vite burg

Foto Portalb.mk/Arbnora Memeti

Në Gjykatën Penale të Shkupit u shpall aktgjykimi për rastin e therjes me thikë të Angel Petkovskit në lagjen Gjorçe Petrov më 19 maj të vitit 2014-të, në të cilin është i akuzuar Naser Eshtrefi. Ai u dënua me 13 vite burg, raporton Portalb.mk.

Prokuroria e akuzoi Naserin sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja tha se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshme. Naseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë. Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.