Napoli e ka refuzuar një ofertë prej 51 milionë eurosh nga Arsenali për sulmuesin e tyre Victor Osimhen.
“The Gunners” ishin të interesuar për lojtarin që prej afatit kalimtar të janarit, por transferimi i nigerianit duket se nuk po del të jetë i lehtë.
Napoletanët po e shohin shumë të rëndësishëm lojtarin, i cili shkëlqeu këtë sezon me ta, transmeton lajmi.net.
Për “topçinjtë” ardhja e një qendërsulmuesi është shumë emergjente, andaj, nëse jo Osimhen, do të konsiderohen edhe alternativa të tjera.
Pas largimit të Lacazette, maja e sulmit ka mbetur e pambuluar mirë, marrë parasysh lojtarët aktualë që janë në skuadër.




