Napoli nuk ka në plan shitjen e Kvaratskhelia

Ylli gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia nuk do të ndajë rrugët me skuadrën e Napolit.
Kvaratskhelia është lojtari kyç i skuadrës italiane, Napoli.

Ai së bashku me Victor Osimhen po udhëheqin klubin drejt triumfit të shumëpritur në Serie A.

Forma e mirë e anësorit gjeorgjian ka bërë që shumë ekipe të monitorojnë atë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, sipas ‘Gazzetta dello Sport’, plani i presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis për të ‘bllokuar’ largimin e Kvara-s, siç e ka bërë të ditur tashmë publikisht, do të jetë oferta e një kontrate të re dhe të përmirësuar që zgjat angazhimin e tij vetëm për një vit.

Kjo gazetë siguron që Napoli do t’i japë gjeorgjianit një ofertë deri në vitin 2028 (ai ka kontratë deri në vitin 2027) duke dyfishuar pagën e tij aktuale prej 1.2 milionë euro dhe gjithashtu duke shtuar bonuse performancë që i rrisin fitimet.

Ata shtojnë se kjo kontratë do të negociohet kur të përfundojë sezoni.