Napoli mendon transferimin e Navas

Napoli janë vendosur pas portierit të Paris Saint Germain, Keylor Navas.

Navas ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024, por largimi i tij pritet të ndodh këtë verë.

Parisienët e shohin Gianluigi Donnarumma si portierin e parë të ekipit, andaj Navas do të jetë i dyti, transmeton lajmi.net.

Si rrjedhojë, kostarikani po mendon largimin e hershëm nga ‘Parc des Princes’.

Sipas medieve në Itali, Napoli po mendon transferimin e Keylor Navas.

Me David Ospina që është larguar, ai po shihet si ideal për ekipin napolitan.