Naim Miftari: Këto janë vrasjet për të cilat Xhavit Haliti duhet të jep llogari

Sonte u raportua se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është ftuar nga Gjykata Speciale.

Pas këtij lajmi të publikuar, reagoi vet Haliti duke e demantuar atë.

Megjithatë, e kaluara e tij, nuk është që lenë shumë për të dëshiruar.

Ai është përmendur disa herë se qëndron prapa disa veprave penale. Madje, si shkak i kësaj është thënë se Haliti do të jetë njëri ndër të gjykuarit e Gjykatës Speciale.

Ish-eprori i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për Xhavit Halitin.

Miftari Gjykatën Speciale e sheh si të padrejtë pasi thotë se është një etnike, dhe nuk po merret edhe me krimet serbe që kanë kryer në Kosovë.

Image

Naim Miftari

Foto galeri

Megjithatë shton se, nëse Specialja do të ishte një gjykatë e drejtë, Xhavit Haliti do të duhej të jepte përgjigje për disa vrasje në Kosovë.

“Nëse do ishte një gjykatë e mirëfilltë e drejtë dhe do ta investigonte mirë Xhavit Halitin por që në fakt kjo nuk ndodh. Xhaviti do duhej përgjigjur kush e vrau dhe pse u vra dëshmori Ilir Konushevcin, Ali Uken, kush e vrau ministrin e mbrojtjes Ahmet Krasniqin, kush dhe pse e vranë e zhduken Sadri Ramqen me 300.000 franga, si dhe u vra Remzi Hoxha, si u vra deputeti dëshmori Smajl Hajdaraj, pse dhe si u vra Behadin Hallaqi.. nëse këta njerëz kanë qenë dorë e zgjatur e Serbisë, nëse është kështu le të na tregojnë drejt ne e marrim përgjegjësin, por nëse janë vra se i kanë pengu Shtabit të Hashim Thaçit dhe Bujar Bukushit i kanë bë pengesa politiko ushtarake ose konkurrencë, në financa, në logjistik të luftës duhet me dhanë llogari para shqiptarëve jo para ndërkombëtarëve. Bashkë me Xhavitin do ishte e drejt para tij do duhej të pyetshin Hashim Thaçi, Adem Grabovci, Azem Syla, Kadri Veseli dhe disa komandantë të lidhur me shtabin e Rognerit që vranë shqiptarë,sabotuan dhe përçanë luftën,por edhe vodhën e përvetësuan çdo të mirë material nga fondet e luftës deri te pasurit shtetërore të Kosovës, bënë pas luftës që ju erdh në dorë e vodhën e përvetësuan miliarda euro dhe bën shkatërrimin e ekonomisë të Kosovës dhe ndihmuan në fuqizimin e ekonomisë dhe ndikimit politik serb në botë, por edhe ndikimit dhe rritjen e apetitit territorial serb në vendin tonë”, thotë Naim Miftari.