Naim Abazi thotë se është si Iniesta, ja çka bën me top

Në kuadër të emisioneve dedikuar “EURO 2020”, këngëtarët janë në mesin e të ftuarve për të komentuar ndeshjes.

Së fundi, moderatori Naim Abazi bashkë me bashkëshorten Mihrije Braha, ishin të ftuar në emisionin “Euro Dueli”.

Derisa po fliste lidhur me futbollin, Abazi foli edhe lidhur me ngjashmërinë me futbollistin Andres Iniesta.

“Unë luaj futboll. Zakonisht më thonë se jam si Iniesta, por jo, ai është sikur unë”, deklaron moderatori.

Teksa provoi aftësitë e tij për të manovruar me top, Naimi duke qeshur tha “E për të luajtur, nuk e di, Messi luan ndoshta si unë”.