Myftinia e Tetovës reagon për incidentin në Llacë – “Të gjitha obligimet fetare u kryen, apelojmë për qetësi dhe unitet”

Screenshot

Pas incidentit gjatë varrimit në Llacë, ka reaguar Myftinia e Tetovës. Nga atje shprehin ngushëllime për familjen Ismaili dhe thonë se të gjitha obligimet kryesore fetare janë kryer në përputhje me praktikën islame. Sipas Myftinisë, pas faljes së namazit të xhenazes, njëri nga familjarët ka kërkuar që imami të mos vazhdojë të jetë i pranishëm në ceremoninë e varrimit.

Myftinia vlerëson angazhimin e imamit Bajram Xhezairi dhe të xhematit të Llacës, ndërsa thekson se ngjarja nuk duhet të shndërrohet në burim tensionesh apo përplasjesh.

Myftinia u bën apel banorëve të ruajnë qetësinë, unitetin dhe respektin e ndërsjellë, duke i trajtuar mosmarrëveshjet përmes dialogut.