Myftinia e Shkupit garanton: Teatri i Fëmijëve vazhdon punën aty ku është

Ditën e sotme ishim në vizitë në Myftininë e Shkupit dhe me këtë rast u takuam edhe me myftiun Qenan Efendi Ismailin, i cili na dha garancinë e fuqishme se pa marrë parasysh që pronat i janë kthyer Myftinisë përmes procesit të Denacionalizimit, Teatri i Fëmijëve do të vazhdojë me punë aty ku është dhe do të vazhdojë t’i realizojë të gjitha veprimtaritë e veta pa asnjë pengesë. Dhe na informoi se Myftinia as që e ka paraparë ndonjë ndryshim në funksionimin e këtij objekti.
Falënderoj Myftininë e Shkupit për ndihmesën që po na i bën për të vazhduar të funksionojë kjo veprimtari kulturore.
Myftinia na ka siguruar se do të ndihmojë çdoherë ashtu siç na ka ndihmuar deri më tani në fushën e arsimit, sportit, por gjithashtu edhe në kulturë.
Ndërsa myftiu na falënderoi për vizitën që i bëmë, e me këtë edhe sqaruam gjithçka sa i përket funksionimit të Teatrit për fëmijë.