Mutacioni i ri i koronavirusit mbërrin në kufijtë e Maqedonisë

Janë zbuluar katër të infektuar me variantin e ri të virusit në Greqi. Mësohet se katër qytetarët grekë ishin kthyer së fundmi nga Britania, vendi ku u zbulua për herë të parë ky lloj mutacioni i ri i koronavirusit.

Mutacioni duket se po përhapet në gjithë botën, duke i bërë të gjitha vendet e prekshme, me përjashtim të disave, mes tyre edhe Shqipëria e cila deri më tani nuk ka konfirmuar asnjë rast të ri.

Një zyrtar nga ministria e Shëndetësisë në Greqi tha se katër të prekurit janë futur në karantinë dhe se ata janë të parët deri më tani që konfirmohen pozitivë me këtë variant virusi.

Sipas ekspertëve kemi të bëjmë me një mutacion të variantit original të virusit të identifikuar për hërë të parë në Kinë. Shkencëtarët britanikë kanë thënë se ky mutacion i virusit është 70% më i transmetueshëm se variantet e tjera, por nuk ka prova se ka nivel më të lartë sëmundshmërie.