Mustafa: Tekstet shkollore e mohojnë praninë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Profesori i gjuhës shqipe, Avzi Mustafa, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përmbajtjen e teksteve shkollore të klasës së shtatë, konkretisht në lëndën e Gjeografisë, ku trajtohet struktura e popullsisë së shteteve evropiane. Në emisionin “ZË”, për gazetën “Lajm” dhe “Lajm TV”, profesorfi universitar Mustafa, theksoi se në kapitullin që flet për Serbinë, përmenden popujt që jetojnë në këtë shtet, si serbët, malazezët dhe popullata e Vojvodinës, duke mos u përmendur aspak popullësinë shqiptare.

“Ka gabime, sidmos në klasën e shtatë. Në këtë tekst parashihen shtetet e Evropës, të gjthë në bazë të planprogramit, duke filluar prej popullatës, prej gjografisë, prej strukturës së populates, domethënë kush jeton, sa popuj tjerë… kur vjen te Serbia, të gjithë popujt tjerë i përmend, thotë se në Serbi në shtet jetojnë serbë, malazez, jetojnë popullatë të Vojvodinës, por nuk thonë se jetojnë edhe një shumicë e madhe e popullit shqiptarë në shtetin e sërbisë. Është lënë krejtësisht Lugina e Preshevës, që është një popullatë jashtzakonisht e madhe, një pjesë e trungut shqiptarë, ku shihni sesa janë ato që ka pasur katër ose pesë deputet në parlamentin Serb”. Profesori këtë qasje e cilëson si tendencioze, duke shtuar se përmes këtyre teksteve po tentohet të krijohet përshtypja e rreme se shqiptarët nuk ekzistojnë dhe nuk jetojnë në Serbi. “Ekzistojnë të gjithë tjerët popuj që përmend, por shqptarët nuk i përmend. Kjo është tendencioz… Të tregojnë se në Serbi nuk ekzistojnë, dhe rrjedhimisht nuk jetojnë shqiptarë”.