Mustafa Şentop, vizitoi Teqen e Tetovës

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Şentop, vizitoi Teqen e Tetovës. Gjithashtu vizitoi Shkollat Ndërkombëtare Maarif në Tetovë të Fondacionit Maarif të Turqisë. Şentop dhe delegacioni i tij shoqërues, të cilët realizuan një vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në këtë vend, pas shëtitjes në kabinetet e shkollës në Tetovë dhe informimit nga zyrtarët në lidhje me aktivitetet, morën pjesë në programin e organizuar me këtë rast.