Mustafa për presidentin e ri: Nëse nuk gjejmë zgjidhje, opsion janë zgjedhjet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë që nëse spektri politik nuk gjen zgjidhje për presidentin e ri, atëherë zgjidhja janë zgjedhjet e reja.

“Do të bisedojmë, do të mundohemi të krijojmë një klimë, një atmosferë që të diskutojmë mbi një bazë më të gjerë, sepse është mirë që të kemi një marrëveshje të gjerë e cila siguron pjesëmarrjen e 80 deputetëve minimun, në procesin e zgjedhjes së presidentit”.

“Nëse nuk gjejmë zgjidhje për një marrëveshje të tillë, atëherë zgjidhja tjetër sigurisht që janë zgjedhjet”.