Mustafa deklarohet pak para mocionit të mosbesimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nxitur veprimin e kësaj partie për mocion mosbesimi, me, siç është shprehur ai, sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe shkeljen e marrëveshjes qeverisëse.

“LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën”, është cituar të ketë thënë Mustafa.

Përveç tjerash, kreu i LDK-së ka folur me tone të ashpra dhe ndaj atyre që nuk janë në linjë të njëjtë me vendimet e partisë.

“Nuk është e natyrshme që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund”, është shprehur Mustafa.