Por, ajo ka thënë se akuzat e Bislimit ndaj saj për plagjiaturë nuk qëndrojë “pasi kam qenë studente me A-ja dhe kam qenë bursiste”.
Sipas deputetes, këto të dhëna janë lehtë të qasshme dhe “më vjen keq për nivelin akademik dhe atë që përfaqëson Bislimi”.
“Kemi ardhur në pikën ku në vend se të raportojë për atë çka po ndodh dhe rrugën që po ndjek në dialog, shteti jonë në kohën kur nuk e kemi asnjë aleat të vetëm, lëshohet në një nivel kaq të ulët me mua dhe deputetët e tjerë”, ka thënë Musliu-Shoshi në një deklarim për media pas mbledhjes.
Ajo më tej ka përgënjeshtruar kryetaren e këtij Komisioni, Arbëreshë Kryeziu–Hyseni, e cila ka thënë se deputetëve iu shpalosën dokumente konfidenciale.
“E vlerësoj që dialogu ka njëfarë mase të konfidencialtetit, por disa gjëra kryesore duhet të dihen nga ju si media. Megjithatë, nuk pat as edhe një informatë të vetme e cila konsiderohet konfidenciale. Krejt ajo çka provon pushteti të bëjë është të ngre drama kinse po diskutohet diçka konfidenciale. Nuk pat asgjë më shumë se ajo çfarë keni parë dhe dëgjuar nga Bislimi”, ka thënë deputetja e PDK-së.
Mbledhja, e cila ka nisur të enjten nga ora 9:00 dhe ku zëvendëskryeministri po raportonte për dialogun, ka përfunduar pas vetëm një ore. Musliu-Shoshi ka thënë se Bislimi e ka lëshuar mbledhjen pasi disa pyetjeve që ajo i ka bërë. Mbledhja kishte qenë e mbyllur për media.