Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se pret që si parti të dalin mjaft mirë në këto zgjedhje, aq sa ta nxjerrin Kosovën nga agonia në të cilën e ka futur Albin Kurti.
Musliu shton se PDK-ja vazhdon të mbetet forcë kryesore në vend dhe thekson se kjo do të reflektohet edhe në rezultat.
Për fund, deputetja thotë se vendi ka nevojë për një zgjim dhe se koha është më 28 dhjetor.
“Pres që PDK të dalë mjaft mirë në këto zgjedhje, aq sa ta nxjerrë Kosovën nga agonia ku e ka futur Albin Kurti. Falë strukturave të mirëorganizuara dhe votuesve besnikë e atdhedashës, PDK vazhdon të mbetet forcë kryesore në vend. Duke pasur parasysh punën e vazhdueshme në terren, besoj se kjo do të reflektohet edhe në rezultat. Kosova ka nevojë për një zgjim dhe koha është më 28 dhjetor”, përfundoi Musliu për Gazetën Blic. /Klankosova.tv




