Musliu: PDK mbetet shtylla e shtetit të Kosovës, VV dje mori atë që mbolli

Deputetja Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosjes, e cila krahasoi PDK-në me Listën Serbe.

Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se ta krahasosh PDK-në me ata që mohojnë Republikën, është turp dhe mashtrim politik.

Tutje, deputetja Musliu shton se ata që nuk kanë rezultate, kërkojnë armiq për t’i fshehur dështimet e veta, njofton Klankosova.tv.

“Krahasimi që Vetëvendosje i bën PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshëm, i pavërtetë dhe thellësisht fyese për vet shtetin e Kosovës. Ta krahasosh PDK-në me ata që mohojnë Republikën është turp dhe mashtrim politik. Kjo gjuhë e urrejtjes nuk është politikë, është dëshpërim. Ata që s’kanë rezultate, kërkojnë armiq për t’i fshehur dështimet e veta”, ka shkruar ajo.

Musliu thotë se PDK është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës.

“Populli e di mirë kush ka dhënë për këtë vend. Vetëvendosje dje mori atë që e mbolli. Tani është koha për ide, jo për shpifje. Për punë, jo për propagandë. Për Kosovën, jo për pushtet”, përfundon postimi i deputetes./Klankosova.tv.