Musliu, Haxhiut: Fillimisht do duhej t’ju kërkoni falje Thaçit e Veselit që i quaje kriminelë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, me rastin e njoftimit të saj se këtë të marte ajo udhëton drejt Hagës, për të vizituar ish-krerët e UÇK-së.

Musliu përmes një reagimi në facebook, shkruan se Haxhiu fillimisht duhet të kërkojë falje meqë ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Veseli, dikur i quajti kriminelë, transmeton Klankosova.tv.