Musiala tregon se është fans i Barcelonës: Mund t’i shihja ndeshjet e Barcës përsëri e përsëri

Lojtari i Bayern, një nga më premtuesit dhe më të rëndësishmit në skuadrën e Julian Nagelsmann, kishte ndjekur Barcelonën kur ishte më i ri.

“FC Barcelona ishte skuadra ku doja të shkoja, skuadra e preferuar”, ka thënë Musiala, transmeton lajmi.net.

“Mesfusha me Xavi, Iniesta dhe Busquets, ajo më fascinonte”, shtoi lojtari.

“Mund t’i shikoja ndeshjet e tyre çdo herë, përsëri e përsëri”, ishin fjalët e Musiala.

Këto fjalë, ylli i Bayern i ka thënë për prestigjiozen gjermane, ‘BILD’.