“Musaeni qëndroi larg, por nuk u shpëtoi plumbave” – Në shtëpinë e të riut që u vra në Velipojë -(VIDEO)

Musaen Zeneli të shtunën e kishte ditën e tij të parë të punës në hotelin e familjes Gocaj në Velipojë, por dita e fundit e jetës për të.

Ishte rritur pa babanë dhe donte që të siguronte të ardhura për familjen. Ndaj studionte, edhe punonte. 19-vjeçari kishte njohuri të pakta në kuzhinë ndërsa punonte edhe si kamarier në hotelin e familjes Gocaj, ku ndodhi vrasja. Ishte pikërisht Musaeni ai që njoftoi punëdhënësit në momentin kur anëtarët e familjes Verracaku mbërritën në hotel.

Nuk u përfshi fare me debatin e tyre duke qëndruar pas tyre. Por kur situata u acarua dhe anëtarët e dy familjeve që i kishin hotelet 50 metra larg nga njëri-tjetri, nxorën armët, plumbat prekën edhe 19-vjeçarin. Ai humbi jetën në vend duke mos u mbijetuar plagëve të marra.

Musaeni Zeneli iku nga kjo jetë në një moshë të re, me ëndrra dhe dëshira. I ndjeri varroset sot./tvklan