Aktori i njohur, Ylber Murtezi, përmes një reagimi publik ka goditur ashpër menaxhimin e arsimit dhe jetës studentore gjatë qeverisjes 22-vjeçare të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), përcjell agjencia e lajmeve INA.
Ai shprehet se gjithmonë ka qenë në mbështetje të zërit studentor, të cilin e konsideron historikisht si disident, por sipas tij ky zë ka qenë i shtypur për më shumë se dy dekada gjatë qeverisjes së Bashkimi Demokratik për Integrim.
Sipas Murtezit, një nga arsyet kryesore për këtë situatë ka qenë ndërthurja e politikës me universitetet, ku ministra kanë ushtruar njëkohësisht edhe funksione akademike—një praktikë që, sipas tij, vazhdon ende.
Ai gjithashtu ka përmendur si shembull provimin e jurisprudencës gjatë asaj periudhe, duke e përdorur si ilustrim për problemet në sistemin arsimor.
“Misioni im për NDRYSHIM dha efektet e veta. Tani i jam rikthyer punës sime profesionale (aktrimit).
Gjithmonë kam qenë ithtar dhe pro zërit të studentëve, sepse këta historikisht kanë qenë disidentë të kohës. Përveç se… në kohën e BDI-së, për 22 vite me radhë, zëri i tyre ishte ngulfatur, pavarësisht të gjitha tragjedive.
Arsyeja? Ministrat ishin të instaluar edhe si profesorë… madje edhe sot e kësaj dite!
P.S.
Sa i përket zërit të studentëve, më poshtë keni “provimin e jurisprudencës” në kohën e BDI-së. 👎”, ka shkruar ai. (INA)





