Murtezani takon zyrtarin amerikan Daniel J. Luten në Nju Jork

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, zhvilloi sot një takim me Daniel J. Luten nga Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Takimi u mbajt në margjinat e #UNGA dhe kishte në fokus diskutimin për sfidat aktuale globale, si dhe për mundësitë e reja për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.

Në rrjetet sociale, ministri Murtezani ndau këtë reagim:

Postimi i plotë i ministrit Orhan Murtezani:

Sot në Nju Jork, në margjinat e #UNGA pata takim me Daniell Xh. Lluton nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve.
Diskutuam për sfidat globale dhe për mundësi të reja për thellimin e bashkëpunimit në mes të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve.