Murtezani: Raporti i KE-së e sheh me shqetësim përkeqësimin e raporteve me Bullgarinë

Ministri i për Çështje Evropian, Orhan Murtezani, në një intervistë për gazetën LAJM, ka folur për përmbatjen e raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se në këtë raport është parë me shqetësim përkeqësimi i raporteve me Bullgarinë, ndërsa përmendet edhe mosrepektimi i emrit kushtetues të vendit, nga presidentja Siljanovska, gjatë ceremonisë për marrjen e detyrës.

“Për arsye se sapo ka arritur raporti dhe është voluminoz, diku rreth 100 faqe, nuk kemi arritur që ta shohim në detaje, por disa nga rekomandimet kryesore, gjithsesi që i kemi parë. Fillimisht, dua ta qartësoj se bëhet fjalë për raport i cili përfshin periudhën 15 qershor 2023 deri 1 shtator 2024 që i bie se përfshihet një periudhë 10 mujore e qeverisë së kaluar dhe vetëm 2 muaj nga qeveria e re. Atë të cilën e shohim si shqetësim në raport është përkeqësimi i raporteve me Bullgarinë, deklaratat e politikanëve nga të dyjave anët që nuk kontribuojnë ndërtimit të fqinjësisë së mirë dhe partneritetit. Në këtë pikë rekomandohet krijimi i një hapsire për dialog dhe përforcëimi i raporteve bilaterale dhe raporteve të fqinjësisë së mirë. Gjithashtu, në raport përmendet edhe mosrepektimi i emrit kushtetues nga kryetarja e shtetit gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës, në funksion të mos-respektimit të marrëveshjes së prespës. Rekomandimet janë që kjo marrëveshje të respektohet nga pala e RMV-së. Ngecjet më të mëdhaja edhe këtë vit janë në sferën e gjyqësisë. Ka një sërë rekomandimesh konkrete dhe hapash të cilat duhet të ndërmerren për rritjen e besueshmërisë së qytetarëve në këtë system. Nga ajo që e kemi parë deri tani ngecje më të madhe tek klasteri i dytë, tregu i brendshëm, që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të punëtorëve, të drejtave autoriale etj. Ndërsa progres pak më I theksuar ka te klasteri pesë, që nënkuptoj politikat bujqësore. Përshendetet orientimi pro-perendimor i qeverisë së re, përshendetet vullneti për ta përshpejtuar procesin edhe më tutje. Në mënyrë taksative përmendet konkluzioni i këshillit dhe nevoja për sjelljen e ndryshimeve kushtetuese si kusht për vazhdimin e negociatave”, tha Murtezani për gazetën LAJM.