Zëvendës sekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka reaguar ashpër ndaj BDI-së duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e kësaj partie për të kërkuar rikthimin në qeveri.
Përmes një postimi, Murtezani thekson se BDI-ja ka pësuar humbje të thella në zgjedhjet lokale, duke shtuar se aktualisht ka mbetur me vetëm dy komuna rurale. Ai e cilëson rezultatin si “debakël”, duke ironizuar edhe pretendimet për fitore.
“Për çfarë legjitimiteti flasin këta të BDI-së… kanë mbetur me 2 komuna rurale dhe i kanë humbur zgjedhjet lokale debakël. 10:2 rezultati”, ka shkruar Murtezani.
Ai paralajmëron se humbjet e kësaj partie, sipas tij, do të thellohen edhe më tej në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.





