Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, vizitoi sot komunën e Dollnenit për t’i dhënë përkrahje kandidatit të VLEN-it, Blerim Islami.
Gjatë vizitës, Murtezani u takua me përkrahës dhe banorë të zonës, me të cilët bisedoi për mundësitë që ofrojnë fondet europiane në zhvillimin e bujqësisë. Ai theksoi se me planifikim të mirë dhe mbështetje institucionale, bujqësia në Dollnen mund të shndërrohet në një burim të qëndrueshëm mirëqenieje për banorët.
“Realizimi i projekteve nuk do të mungojë, këtë e kemi dëshmuar si qeverisje VLEN. Blerim Islami është garancia që kjo rrugë do të vazhdojë me përkushtim edhe më të madh”, deklaroi Murtezani.