Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani ka komentuar fitoren e VLEN-it në nivel nacional duke thënë se jo vetëm që erdhi tetori, por ka ndriçuar dielli i ndryshimit dhe shpresës.
“Jo vetëm që erdhi tetori, por fuqishëm ndriçoi dielli i ndryshimit dhe shpresës. Sa mirë e ka thënë populli:”Ngadalë beg se ka hendek”.
Falënderues për çdo votë, për mundin e secilit dhe mbi të gjitha, faleminderit që na besuat.
Gjithmonë ia VLEN!”, ka shkruar Murtezani.
Lajme Murtezani: Fuqishëm ndriçoi dielli i ndryshimit dhe shpresës!