Muriqi vendimtar, Mallorca arkëton pikët e plota ndaj Valencias

Mallorca ka marrë tri pikët në shtëpi ndaj Valencias.
Mallorca fitoi 1:0 ndaj Valencias, falë golit të vetëm të shënuar nga Vedat Muriqi.

Kosovari ishte vendimtar në këtë takim, duke i dhuruar ekipi të tij pikët e plota.

Muriqi realizoi në minutën e 64’ të ndeshjes.

Pas një harkimi të mirë në zonë nga Lee Kang-In, kosovari tundi rrjetën e kundërshtarit.

Duke shënuar kështu një gol mjaft të bukur me kokë.

Ky ishte goli i tij i 14 në 32 paraqitje sa ka zhvilluar gjithsej në La Liga.

Me këtë fitore Mallorca pozicionohen në vendin e 11 me 47 pikë, kurse Valencia në të 13-tin me 40 gjithsej./